Rusët sulmojnë civilët, katër të vdekur dhe 12 të plagosur në lindje të Ukrainës

Rusët sulmojnë civilët, katër të vdekur dhe 12 të plagosur në lindje të Ukrainës

Të paktën katër civilë u vranë dhe 12 u plagosën si pasojë e sulmeve ruse në qytetin lindor të Slovianskut në rajonin Donetsk të Ukrainës të premten.

Viktimat u konfirmuan nga guvernatori rajonal Pavlo Kyrylenko mëngjesin e sotëm.

Ai shtoi se një civil i plagosur në rajonin e Luhansk vdiq më vonë në Bakhmut, shkruan SkyNews.

Sakaq, një ditë më parë 21 civilë humbën jetën në Odesa, pasi rusët sulmuan me raketa një pallat të banuar. Presidenti Volodymir Zelensky e quajti akt të qëllimshëm terrorist. /abcnews.al

Shpërndaje në: