Rusët thonë se kanë marrë nën kontroll fabrikën e çelikut Azovstal

Rusët thonë se kanë marrë nën kontroll fabrikën e çelikut Azovstal

Ministria ruse e Mbrojtjes, ka njoftuar se forcat e armatosura të Rusisë, kanë marrë nën kontroll fabrikën e çelikut Azovstal, raporton Guardian.

“Strukturat e nëndheshme të Azovstalit ku janë strehuar ushtarët ukrainas, tani janë nën kontrollin e plotë të forcave të armatosura ruse”, thuhet në kumtesën e ministrisë ruse të Mbrojtjes – duke shtuar se 2.439 ushtarë të batalionit Azov janë dorëzuar.

Rusët në kanalet e Telegram kanë publikuar edhe video me Sergey Volinski, komandant i njësisë së brigadës së 36-të të marinsave – ku ka theksuar se njësia e tij është rrethuar.

Batalioni Azov ishte një prej forcave kryesore që mbrojtën fabrikën e çelikut Azovstal. Megjithatë këto informacione akoma nuk janë konfirmuar nga autoritetet ukrainase.

Shpërndaje në: