Rusia: 46 civilë janë larguar nga zona e fabrikës së çelikut në Mariupol

Rusia: 46 civilë janë larguar nga zona e fabrikës së çelikut në Mariupol

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se dy grupe civilësh u larguan nga ndërtesat e banimit pranë fabrikës së çelikut Azovstal në qytetin jugor të Ukrainës në Mariupol.

“Njëzet e pesë persona dolën pasdite dhe 21 të tjerë u larguan pas errësirës”, thuhet në një postim në Telegram.

Ministria tha se të gjithëve u është ofruar ushqim, akomodim dhe kujdes mjekësor, raporton BBC.

Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boychenko, tha se rreth 1 mijë civilë kanë mbetur në fabrikën e çelikut dhe disa prej tyre janë në kufirin midis jetës dhe vdekjes.

Ndërkaq, presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar trupat e tij të mbyllin uzinën, duke bllokuar forcat e fundit të mbetura ukrainase në Mariupol, si pjesë e një sulmi që ka rrafshuar qytetin dhe ka vrarë mijëra civilë.

Shpërndaje në: