Rusia do t’ia ndal gazin Finlandës nga e shtuna

Rusia do t’ia ndal gazin Finlandës nga e shtuna

Kompania kryesore finlandeze e gazit, Gasum, ka thënë të premten se Rusia do t’i ndalë furnizimet e gazit për Finlandën duke filluar nga e shtuna në ora 19:00, sipas kohës lokale, shkruan CNN, përcjell Periskopi.

Duke filluar nga e shtuna dhe gjatë sezonës pasuese të verës, Gasum do t’i furnizojë konsumatorët e vetë nga burime të tjera, ka njoftuar kompania që është nën pronësi të shtetit.

“Është shumë zhgënjyese se furnizuesi ynë me gaz natyror sipas kontratës furnizuese tani do të ndërpritet”, tha shefja e Gasum, Mika Wiljanen, duke shtuar kompania “është përgatitur me kujdes për këtë situatë”.

Kurse zëvendës-presidentja e Gasum, Olga Vaisanen, tha për CNN të premten se Finlanda gjithashtu është duke pranuar gaz nga gazsjellësi nga Estonia, Balticconnector, por që shtoi se sezoni i dimrit “do të jetë sfidues”. /Periskopi/

Shpërndaje në: