Rusia e pranon që iu vranë afro 2 mijë ushtarë në Ukrainë

Rusia e pranon që iu vranë afro 2 mijë ushtarë në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka pranuar se 1351 ushtarë rusë kanë vdekur që kur nisi pushtimin e Ukrainës, raportoi agjencia ruse e lajmeve Interfax të premten.

Ky është përditësimi i parë që kur ministria pranoi se 498 ushtarë rusë u vranë në luftë dhe 1500 u lënduan.

Një shifër e konfirmuar e viktimave ruse nuk është ende e qartë, por analistët presin të jetë shumë më e lartë.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane këtë javë kanë dhënë një vlerësim se mbi 7000 ushtarë rusë janë vrarë në luftë në Ukrainë në fund të shkurtit, një numër që do të tejkalonte numrin zyrtar të vdekjeve të ushtarakëve rusë për dy vjetët e luftës së parë çeçene, e cila mbahet mend si një fushatë veçanërisht brutale.

Shpërndaje në: