Rusia e vlerëson si “një hap serioz” letrën e Erdoganit dërguar Putinit

Rusia e vlerëson si “një hap serioz” letrën e Erdoganit dërguar Putinit

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Maria Zaharova, në lidhje me letrën e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dërguar presidentit rus Vladimir Putin, tha se është “një hap serioz i marrë në drejtim të drejtë”.

Zaharova në konferencën e shtypit javor e cila u organizua në Moskë, në lidhje me pyetjen për letrën e dërguar të presidentit Erdogan për Putin tha se “Ky është një hap serioz i marrë në drejtim të drejtë”.

Diplomatja ruse theksoi se deklaratat në lidhje me marrëdhëniet Turqi-Rusi do të bëhen sipas zhvillimit të ngjarjeve.

Ndërsa zëdhënësi i Kremlinit Dmitriy Peskov theksoi se letra e presidentit Erdogan është një hap i rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve.

Zëdhënësi presidencial i Turqisë Ibrahim Kalin, kishte njoftuar se presidenti Erdogan i ka dërguar një letër presidentit rus Putin në lidhje me avionin e rrëzuar rus në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Burimet presidencila theksuan se Putin nesër në ora 12:00 do ti bëjë një telefonatë falënderimi presidentit Erdogan.

 

Shpërndaje në: