Rusia humbet 19 tanke dhe automjete të blinduara në një ditë të vetme

Rusia humbet 19 tanke dhe automjete të blinduara në një ditë të vetme

Rusia është përballur me humbje të konsiderueshme të tankeve dhe automjeteve të blinduara pas veprimeve të forcave të Ukrainës, sipas raportimeve.

“Ukrainska Pravda”, një gazetë ukrainase, raportoi se të shtunën forcat e Kievit ishin të suksesshme në shkatërrimin e tetë tankeve dhe 11 automjeteve të blinduara.

Ky raport vjen pas një postimi nga faqja e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës në Facebook.

Mesazhi nënvizoi vlerësimet ukrainase për humbjet totale me të cilat Rusia është përballur që nga fillimi i konfliktit më 24 shkurt, duke nënvizuar gjithashtu shtesat e fundit.

Sipas postimit, gjithsej 43,550 nga personeli ushtarak rus janë vrarë dhe 150 të tjerë të vrarë të shtunën.

Gjithsej 1,864 tanke janë shkatërruar me 8 tanke shtesë të shkatërruar të shtunën. Gjithashtu edhe 4,126 automjete luftarake të blinduara janë shkatërruar, tha ai.

Përveç kësaj, pesë UAV operativo-taktike, tre automjete dhe cisterna karburanti, dy sisteme artilerie dhe një helikopter, u shkatërruan më 13 gusht, sipas Ukrainës.

Postimi theksoi gjithashtu se 261 sisteme raketash me shumë lëshime, 136 sisteme të mbrojtjes ajrore, 233 avionë, 194 helikopterë, 980 sisteme artilerie, 187 raketa lundrimi, 15 anije/varka, 3,039 automjete dhe cisterna karburanti, 91 automjete dhe pajisje të tjera ruse u shkatërrua për shkak të punës së forcave ukrainase.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bomabrdime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Shpërndaje në: