Rusia i përgjigjet Finlandës: Braktisja e neutralitetit do të ishte gabim

Rusia i përgjigjet Finlandës: Braktisja e neutralitetit do të ishte gabim

Edhe Rusia, pas Finlandës, ka dhënë versionin e vet të telefonatës që presidentët e të dyja vendeve kanë zhvilluar.

Finlanda bëri të ditur se presidenti Sauli Niinisto ia ka bërë të qartë homologut të tij rus, Vladimir Putin, se do të aplikojnë për anëtarësim në NATO.

Sipas mediumit shtetëror të Rusisë “RIA”, Putin i ka thënë presidentit finlandez se braktisja e neutralitetit do të ishte një gabim.

Lideri rus raportohet gjithashtu se i ka thënë Niinistos se nuk ka kërcënime për sigurinë e Finlandës dhe se një ndryshim në politikën e jashtme të Finlandës do të ishte negativ për marrëdhëniet dypalëshe.

Shpërndaje në: