Rusia ia ndalon hyrjen Bidenit dhe Blinkenit

Rusia ia ndalon hyrjen Bidenit dhe Blinkenit

Rusia ka deklaruar se u ka ndaluar hyrjen presidentin të SHBA-së Joe Biden, sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe shefit të CIA-s, William Burns.

Këta tre janë pjesë e 963 amerikanëve, të cilavë Moska ua ndaloi hyrjen.

Megjithatë, ndalimet e udhëtimit kanë vetëm ndikim simbolik, por janë pjesë e dobësimit të raporteve mes SHBA-së dhe Rusisë që nga pushtimi i saj në Ukrainë më 24 shkurt.

Rusia më herët ia ka ndaluar hyrjen edhe kryeministrit britanik Boris Johnson.

Shpërndaje në: