Rusia: Kemi rënie të prodhimit të naftës dhe gazit për shkak të sanksioneve

Rusia: Kemi rënie të prodhimit të naftës dhe gazit për shkak të sanksioneve

Qeveria ruse parashikon se prodhimi i saj i naftës dhe gazit do të bjerë në vitin 2022 për shkak të sanksioneve perëndimore.

Prodhimi i naftës dhe kondensimi i naftës mund të bjerë me rreth 9% në 475.3 milionë tonë, krahasuar me 524 milionë tonë në vitin 2021, njoftoi sot Ministria ruse e Ekonomisë.

Eksportet e naftës pritet të qëndrojnë pothuajse në të njëjtin nivel në 228.3 milionë tonë, krahasuar me 231 milionë tonë në vitin 2021. Megjithatë, niveli i eksporteve për vitin 2022 pritej të ishte dukshëm më i lartë vitin e kaluar.

“Prodhimi i gazit dhe kondensimi i gazit mund të bjerë në 721 miliardë metra kub, nga 764 miliardë metra kub vitin e kaluar”, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.

Sipas parashikimeve të Ministrisë eksportet do të arrinin në 185 miliardë metra kub në 2022, nga 206 miliardë metra kub një vit më parë, duke regjistruar një nivel më të ulët se parashikimet e fundit për vitin aktual./atsh/

Shpërndaje në: