Rusia me ligj të ri: Vështirëson largimin e kompanive perëndimore nga aty

Periskopi.com Lajme

Rusia është duke avansuar një ligj që do t’i lejonte asaj marrjen e kontrollit të bizneseve lokale të kompanive perëndimore që vendosin të largohen nga Rusia për shkak të pushtimit të Ukrainës, shkruan BBC, përcjell Periskopi.

Ligji, që mund të vendoset brenda javësh, do t’i mundësonte Rusisë fuqi për të ndërhyrë aty ku paraqitet rreziku për pozitat e punës ose të industrisë, duke ia bërë më të vështirë kompanive perëndimore largimin e bizneseve të tyre perdërisa ato nuk janë të përgatitura për të marrë një goditje të madhe financiare.

Qindra brende ndërkombëtare, përfshirë Starbucks, Coca-Cola dhe Apple, janë larguar ose kanë pezulluar shitjet e tyre atje qysh kur vendi pushtoi Ukrainën në shkurt.

Kjo vie teksa ekonomia ruse, e goditur nga sanksionet perëndimore, po zhytet në recesion në kohën e inflacionit të dyfishuar. /Periskopi/