Rusia mohon raportimet se do t’ia ndalë gazin Finlandës

Rusia mohon raportimet se do t’ia ndalë gazin Finlandës

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i ka mohuar raportimet e gazetës finlandeze që kishte shkruar se Rusia mund t’i ndërpresë furnizimet me gaz për Finlandën duke filluar që nga sot, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

“Duket se kjo ishte shpifja e radhës nga shtypi”, tha Peskov, duke shtuar se Gazprom mbetet një furnizues besnik.

Shkrimi në gazetën Italheti të enjten kishte cituar disa burime të panjohura dhe kishte thënë se politikanët finlandezë kanë paralajmëruar se Rusia mund t’i ndërpresë furnizimet me gaz për shtetin fqinj.

Ngjarja erdhi pasi që liderit e shtetit skandinav dje thanë se ata janë në favor të vendit për t’u anëtarësuar në NATO. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: