Rusia njofton se do të tërhiqet nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës në vitin 2024

Rusia njofton se do të tërhiqet nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës në vitin 2024

Rusia do të tërhiqet nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës pas vitit 2024, pasi t’i ketë përmbyllur të gjitha obligimet e saj, sipas një njoftimi nga Kremlini pas një takimi në mes të kreut të Roscosmos, Yuri Borisv me presidentin rus, Vladimir Putin, shkruan CNN, përcjell Periskopi.

“Ne jemi duke punuar brenda kornizës së bashkëpunimit ndërkombëtar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Pa dyshim, ne do t’i mbyllim të gjitha obligimet me partnerët tanë, por vendimi që të largohemi nga stacioni 2024 është bërë”, i ka thënë Putinit Borisov, ka njoftuar Kremlini.

“Mendoj se gjatë kësaj kohe, ne do të fillojmë themelimin e stacionit orbital rus”, ka thënë Borisov.

Tërheqja e Rusisë do të jetë një tronditje për ISS, një model i bashkëpunimit ndërkombëtar për dekada. Njoftimi erdhi teksa lufta në Ukrainë ka goditur thellë marrëdhëniet e Rusisë me ShBA-të dhe Evropën. /Periskopi/

Shpërndaje në: