Rusia paralajmëron ShBA-në: Mos dërgoni armë në Ukrainë

Rusia paralajmëron ShBA-në: Mos dërgoni armë në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka konfirmuar se ShBA-ja do të sigurojë 322 milionë dollarë shtesë si ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Megjithatë, Moska e ka paralajmëruar tani Uashingtonin që të mos dërgojë më shumë armatime për rivalin e saj, teksa lufta në Ukrainë i afrohet javës së dhjetë.

“Ne theksuam papranueshmërinë e kësaj situate kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërgojnë armë në Ukrainë dhe kërkuam t’i jepet fund kësaj praktike”, tha Anatoly Antonov, ambasadori i Rusisë në SHBA.

Ai shtoi se një notë zyrtare diplomatike i është dërguar Uashingtonit.

Shpërndaje në: