Rusia po ndërmerr diçka të rrezikshme në Serbi

Rusia po ndërmerr diçka të rrezikshme në Serbi

Ushtarakët e Rusisë në Nish bashkarisht me ata të Serbisë duan të vishen me imunitet diplomatik e territorial për të luajtur rolin e ushtarakëve në këtë pjesë. Vetëm ata do të munden, sipas tyre, të kryenin detyrën e Ushtarakut por me petkun e diplomatëve.

Kjo ndodh në qendrën e quajtur,,Humanitare’’ në Nish të Serbisë (lexo: qendra stërvitore ku ka shumë ekspertë të shumë fushave ushtarake nga Rusia është duke u forcuar gjithnjë).

Me plot të drejtë dje ka reaguar edhe ambasadori SHBA-së i akredituar në Serbi z.Kyle SCOTT. Në këtë qendër stafi ushtarak në dispozicion, duhet të jenë të veshur për të ofruar ndihma në situata emergjente, të jashtëzakonshme. Ata duhet të jenë përveç tjerash, edhe imunitet diplomatik e territorial.

Kjo flet më së miri për qëllimet e Rusisë – që përmes dhe mespërmes territorit të Serbisë të instalohen në gjithë pjesën e Ballkanit. Plani i Rusisë është i kahmotshëm për të dominuar këtë pjesë. Por përpjekja është kthyer në mbulimin e aktivitetit të tyre përmes kësaj qendre ushtarake – duke shkuar më larg, e duke iu ofruar status diplomatik ushtarakëve të saj në Nish përmes shumë shkeljeve të akteve dhe konventave ndërkombëtare që i rregullojnë këto çështje.

Ata e mbuluan qendrën që merret me aktivitete ushtarake si qendër humanitare – e më pas edhe për ta mbuluar me petkun e ndonjë misioni diplomatik. Mendoj që kjo është serioze dhe një alarm që ne shqiptarët t’i lëmë ndasitë në një anë. E të jemi syçelë. Prishtina dhe Tirana zyrtare në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n dhe instancat e BE-së dhe mekanizmat e OKB-së, të ngrisin këto çështje të sigurisë që po rrezikohet në këtë pjesë të Evropës.

Ushtarak dhe ekspertë të nivelit të lartë dëshirojnë dhe duan të vishen me imunitet diplomatik e territorial që është një kamuflim i radhës nga qarqet më të larta të Moskës dhe Beogradit zyrtar.

 

Shpërndaje në: