‘Rusia po përpiqet të pengojë integrimin e Shqipërisë në BE’

‘Rusia po përpiqet të pengojë integrimin e Shqipërisë në BE’

Me përfundimin e turit në Ballkan dhe zgjidhjen e krizave politike në Shqipëri e Maqedoni, zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee raportoi në nënkomitetin e senatit për situatën në Ballkan.

Siç raporton Radio Europa e Lirë,  zyrtari i lartë i Departamentit të paralajmëroi se Rusia ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan.

Sipas tij “shumë vende të Ballkanit, si Shqipëria dhe Mali i Zi, duan integrim më të thellë me Perëndimin dhe Uashingtoni i mbështet ato”, duke shtuar se “Moska përpiqet ta parandalojë një gjë të tillë me mjete financiare dhe politike”.

Yee e cilësoi këtë si “ndikim malinj” të Rusisë.

Ai po ashtu tha se një qendër humanitare e Rusisë në Nish të Serbisë me siguri synon ndikimin në formimin e opinionit publik dhe po përpiqet të nxisë edhe Republikën Srbksa të ndahet nga Bosnja dhe Hercegovina.

Nga ky raportim kuptohet se Shtetet e Bashkuara janë tejet të interesuara për stabilitetin e Ballkanit dhe çdo krizë që mund të provokonte zhvillime të papëlqyeshme do të ishte me pasoja për faktorët politikë që do të kundërshtonin interesat amerikane.

 

Shpërndaje në: