Rusia pretendon se 156 kosovarë u janë bashkuar forcave ukrainase: 60 janë vrarë

Rusia pretendon se 156 kosovarë u janë bashkuar forcave ukrainase: 60 janë vrarë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, ka publikuar shifra duke pretenduar se janë të shtetasve të huaj që po luftojnë në Ukrainë.

Midis 6 mijë e 956 të huajve që thotë se kanë ardhur nga 64 vende, zëdhënësi Igor Konashenkov, ka pohuar se ka edhe nga Kosova, shkruan Informer.rs.

E në një tabelë ku Kosovën e ka radhitur midis shteteve të tjera, e pa asnjë shenjë dalluese se ia konteston pavarësinë, ka radhitur shifrën prej 156 vetash që thuhet të kenë nga shkuar nga këtu në Ukrainë, por që deri më tani janë vrarë 60 prej tyre.

Nga këta shqiptarë, sipas kësaj ministrie që flet vetëm me shifra e pa të dhëna përcjellëse, janë vrarë 103, 100 janë arratisur, e 103 kanë mbetur në luftë.

Autoritetet kosovare vazhdimisht kanë mohuar se ka kosovarë që po marrin pjesë në luftën e Ukrainës. Kjo, derisa pohimet e Rusisë, janë cilësuar si fushatë dezinformimi.

Konashenkov, tutje tha se ushtria ruse likuidoi gjithsej 1 mijë 956 mercenarë të huaj. 1 mijë e 779 mercenarë u arratisën nga fronti dhe u kthyen në shtëpi, ndërsa 3 mijë 221 janë ende në Ukrainë.

Sipas tij, 167 persona u larguan nga Bosnja dhe Hercegovina për në Ukrainë, 51 u vranë dhe 46 u larguan, ndërkaq atje kanë mbetur edhe 70 persona.

Shpërndaje në: