Rusia prezanton ‘vrasësin e qiellit’, superavioni trondit NATO-n (Video)

Rusia prezanton ‘vrasësin e qiellit’, superavioni trondit NATO-n (Video)

Bëhet fjalë për avionin më të ri, “MIG-35” pasaardhësi i legjendarit MIG-31 dhe MIG-33. Prezantimi i avionit të ri është bërë në një kompleks industrial të korporatës “Mikojan-Gureviç” në Lukhovitsy, që ndodhet në afërsi të Moskës. Ceremonia u ndoq nga atashetë ushtarakë dhe gazetarë nga 30 vende.

Thuhet se “MiG-35” është ndërtuar që të zëvendësojë të gjithë flotën e aviacionit luftarak rus nga avionët e vjetër, por edhe të bëhet një nga modelet kryesore të shitjes për vendet e tjera.

Deri në vitin 2020, Forcat ajrore ruse do të marrin 30 avionët e parë “MiG-35”. Në total, Ministria ruse e Mbrojtjes do të blejë rreth 170 aeroplanë luftarakë të këtij modeli të ri.

http://www.dailymotion.com/video/x59yzfb_avioni-mig-35-ne-fluturim_news

 

Shpërndaje në: