Rusia: Sanksionet individuale për Putinin, nuk i bëjnë kurrgjë Presidentit

Rusia: Sanksionet individuale për Putinin, nuk i bëjnë kurrgjë Presidentit

Rusia gjatë së mërkurës ka alarmuar që vendosja e sanksioneve direkte ndaj presidentit të saj, Vladimir Putin, nuk do ta dëmtonin personalisht atë por ato do të ishin “politikisht destruktive”.

Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, tha që edhe pse vendosja e sanksioneve të drejtpërdrejta ndaj presidentit rus, Putin, mund të jenë një “hap jo i zaknoshëm”, sanksionet mund të konsiderohen si pjesë e përpjekjeve të saj dhe aleatëve evropianë për të bindur Moskën që çdo përkeqësim i situatës në Ukrainë mund të sjellë pasoja masive.

Sanksionet individuale ndaj presidentit Putin “nuk do të ishin të dhimbshme por do të ishin politikisht destruktive”, deklaroi një zyrtar nga Kremlini.

Nëntë vitë pasi Rusia aneksoi Krimenë, ish-republika sovjetike është vënë në thumbin e kritikave pasi që konsiderohet që po nxit  konfrontimin më të rrezikshëm Lindje-Perëndim që nga Lufta e Ftohtë./Reuters/Periskopi/

Shpërndaje në: