Rusia shkon drejt bllokimit të WhatsApp dhe Instagram

Periskopi.com Tech & Auto

Rusia po lëviz drejt bllokimit të ‘Whatsapp’ dhe ‘Instagram’, derisa po e cilëson ‘Meta’-n si ‘organizatë ekstremiste’, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

Prokurorët i kanë kërkuar një gjykate ruse për të shpallur platformën ‘Meta’ të ‘Facebook’ si një ‘organizatë ekstremiste’ ka raportuar agjensia e lajmeve ‘Interfax’.

Vendimi vie pas njoftimeve se platforma ‘Meta’ do të ua mundësoj përdoruesve të ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’ në disa vende që të bëjn thirrje për dhunë kundër Rusisë dhe ushtarëve rusë në kontekstin e pushtimit të Ukrainës, sipas emaileve të brendshme, të konfirmuara nga Reuters.

Kompania e rrjeteve sociale gjithashtu po lejon përkohësisht disa postimev që bëjnë thirrje për vdekjen e Vladimir Putin dhe të homologut të tij bjellorus, Alexander Lukashenko, sipas këtyre emaileve.