Rusia sulmon ashpër në Slovyansk, regjistrohen të vdekur e të plagosur

Rusia sulmon ashpër në Slovyansk, regjistrohen të vdekur e të plagosur

Gjashtë persona u vranë dhe 15 u plagosën në një sulm me raketa të shumta në Slovyansk, një qytet në Ukrainën lindore, tha kryetari i këtij qyteti ukrainas.

“Këto ishin sulmet më të ashpra nga raketahedhës të shumtë në një kohë të gjatë. 15 zjarre shpërthyen, kemi shumë të vdekur dhe të plagosur”, tha Vadim Liakh në një video të postuar në Facebook.

Tetiana Ignachenko, zëdhënëse e rajonit të Donjeckut të cilit i përket Slovyansk, tha për mediat ukrainase se “gjashtë persona u vranë dhe 15 u plagosën” në bombardimet e Slovyansk. Sipas mediave ukrainase, një nga zjarret ka rënë në tregun e qytetit, përcjell Express.

Më në jug, qyteti i Kramatorsk, qendra administrative e Donbasit nën kontrollin e forcave ukrainase, është shënjestër e sulmeve për të dytën ditë radhazi. Sipas kryebashkiakut Oleksandr Goncharenko, qyteti u godit nga raketat Smerch (vorbull, tornado).

Ai thotë se është goditur një zonë banimi dhe një hotel bosh, por nuk ka viktima. Slovjansk dhe Kramatorsk janë nën kërcënim të drejtpërdrejtë nga forcat ruse.

Shpërndaje në: