Rusia sulmon avionë dhe helikopterë ukrainas

Rusia sulmon avionë dhe helikopterë ukrainas

(Fotoja është ilustrim)

Rusia thotë se ka rrëzuar një avion luftarak ukrainas Su-25 dhe ka shkatërruar tre helikopterë Mi-8 në rajonin e Kharkiv.

Në përditësimin e saj të fundit, ministria e mbrojtjes pretendoi një sërë suksesesh pasi forcat e saj ajrore shënjestruan objekte të shumta ushtarake ukrainase gjatë natës, shkruan BBC.

Lidhur me një gjë të tillë, pala ukrainase nuk ka reaguar akoma.

Më herët, Britania e Madhe ka thënë se Rusia ka dështuar të bëjë ndonjë fitim të territorit gjatë 24 orëve të fundit, pavarësisht rritjes së aktivitetit nga forcat e saj.

Britania tha se Rusia ende nuk ka marrë kontroll ajror as detar në Ukrainë.

Shpërndaje në: