Rusia vendos sanksione ndaj vajzës dhe gruas së Joe Biden

Rusia vendos sanksione ndaj vajzës dhe gruas së Joe Biden

Rusia ka vendosur sanksione ndaj gruas dhe vajzës së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, raporton Reuters, përcjell Periskopi.

Jill Biden dhe Ashley Biden janë në mesin e 25 qytetarëve amerikanë në listën e zgjeruar të sanksioneve, sipas agjensisë ruse të lajmeve, RIA Novosti.

Ky hap vie si “përgjigje ndaj sanksioneve amerikane kundër figurave politike dhe publike ruse”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme ruse.

Në prill, Shtetet e Bashkuara kishin njoftuar për sanksionimin e dy vajzave të presidentit rus, Vladimir Putin- Maria Voronotsova dhe Katerina Tikhonova. /Periskopi/

Shpërndaje në: