Ruzhdi Shehu: Përkrahja e qytetarëve po rritet çdo ditë e më shumë

Ruzhdi Shehu: Përkrahja e qytetarëve po rritet çdo ditë e më shumë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka vijuar me takimet derë më derë, duke shpalosur programin e tij qeverisës, me ç’rast ka thënë se përkrahja e qytetarëve po rritet çdo ditë e më shumë.

“Së bashku me kandidatët për anëtarë të Kuvendit Komunal, kemi vazhduar me takime të shumta me banorët e lagjes Berishë dhe të lagjes Agim Ramadani.

Ne i njohim të gjitha problemet në këto dy lagje të respektuara të Junikut. Për fat të keq, qeverisja në ikje e Junikut, ka dështuar të përmbushë edhe nevojat më elementare në këto dy lagje, siç janë uji i pijes, statusi pronës, trotuaret, qentë endacak”, ka theksuar Shehu.

Më tej, ai spikati faktin se është duke e shpalosur programin qeverisës në çdo familje të këtyre dy lagjeve. Ndërkaq, tha se, me këtë rast banorët e lagjes Berishë dhe të lagjes Agim Ramadani e kanë kuptuar se investimet dhe projektet zhvillimore në këto dy lagje janë prioriteti ynë kryesor.

“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen e jashtëzakonshme e cila po rritet çdo ditë më shumë”, ka thënë Shehu.

 

Shpërndaje në: