‘Sa duhet të shtyhen zgjedhjet?’ – Ja si iku Kurti nga pyetja kyçe e gazetarëve

‘Sa duhet të shtyhen zgjedhjet?’ – Ja si iku Kurti nga pyetja kyçe e gazetarëve

Kryeministri Albin Kurti njëherish kryetar i VV-së, ka dalë nga takimi me Presidenten dhe partitë politike, duke thënë se ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve.

Gazetarët e pyetën Kurtin se kur dhe sa duhet të shtyhen zgjedhjet mirëpo nuk ka qenë i qartë në përgjigjen e tij.

‘Kemi kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve duke u bazuar në rekomandimet e IKShP-së’, ka thënë vec tjerash Kurti para gazetarëve.

‘Sa duhet të shtyhen zgjedhjet sipas jush’, ishte pyetja e gazetarëve, të cilës Kurti nuk iu përgjigj.

‘Më duhet të shkoj shumë shpejt në Kryeministri sepse kam takim të rendesishëm me një delegacion nga Austria’, ka thënë Kurti përcjell Periskopi.

Shpërndaje në: