Sa janë gjasat që Kosova të pranohet në KE? – Profesori i njohur i Oxford jep parashikimin e tij

Profesori i Universitetit të Oxfordit, Samuel Ramani, thotë se gjasat e Kosovës për t’u pranuar në Këshillin e Europës janë shumë të mira.
Ai thotë se prej 46 vendeve anëtare në këtë organizatë, 34 e njohin Kosovën. E të nevojshme për pranim janë 31 vota.
“34 nga 46 anëtarë të Këshillit të Evropës e njohin pavarësinë e Kosovës”, shkruan ai.
“31 kërkohen për të miratuar anëtarësimin e Kosovës. Pavarësisht nga protestat e Serbisë, Kosova është e pajisur mirë për t’u bashkuar”, shton Ramani.
34 out of 46 Council of Europe members recognize Kosovo’s independence
31 are required to approve Kosovo’s accession. Regardless of Serbia’s protests, Kosovo is well-equipped to join
— Samuel Ramani (@SamRamani2) May 12, 2022