Sa kohë duhet të stërviteni? Më pak nga sa mendoni

Periskopi.com Zoya

Ju sigurisht nuk keni nevojë të merrni 2 orë, ose më shumë, nga dita juaj, për të bërë stërvitjen, por ekspertët kanë pak më shumë për të thënë në lidhje me këtë.

Të gjithë janë ndryshe, kështu që ju duhet të dini se nevojat dhe qëllimet specifike të kujtdo mund të ndryshojnë rekomandimet e mëposhtme. Sidoqoftë, sipas trajnerit të certifikuar, Brooke Taylor, “personi mesatar duhet të bëjë të paktën 3-5 stërvitje në javë, nga 30-60 minuta secila – të shpërndara gjatë javës për shëndetin kardiovaskular, forcën e muskujve dhe qëndrueshmërinë”.

CDC sugjeron që shumica e njerëzve të bëjnë 150 minuta stërvitje në javë me intensitet të moderuar. Kjo zbërthehet në rreth 30 minuta në ditë për 5 ditë në javë, ose në një stërvitje të gjatë 2 orë në javë, plus 30 minuta në një ditë tjetër.

Ju gjithashtu duhet të synoni të përfshini të paktën dy ditë stërvitje me forçë (ose çdo lloj stërvitje për forcimin e muskujve), përsëri sipas CDC.

Ndarja e stërvitjeve në “copëza” edhe më të vogla se 30 minuta është gjithashtu në rregull, përsa kohë arritet koha prej 150 minutash.

Si ndikojnë faktorë të ndryshëm

Sigurisht, që e gjitha varet nga lloji i stërvitjes. Ju e dini se një seancë stërvitjeje HIIT nuk është njësoj si një sesion yoga. CDC thotë se nëse përfshiheni në stërvitje të fuqishme ose intensive, si vrapi për shembull, ju mund ta zëvëndësoni “150 minutëshin” e përmendur edhe me 75 minuta.

Për të kuptuar se ku qëndron stërvitja juaj në shkallën e intensitetit, mund të mendoni për frymëmarrjen, rrahjet e zemrës dhe nëse jeni në gjendje të flisni lehtë ose të zhvilloni një bisedë gjatë stërvitjes. Nëse mund të flisni, ka shumë të ngjarë të bëni një stërvitje në kategorinë e intensitetit të moderuar. Sipas CDC, shembujt e këtij lloji të stërvitjes përfshijnë ecjen e shpejtë, biçikletën, tenisin, gjimnastikën në ujë etj.

Aktiviteti energjik rrit ritmin e zemrës më shumë sesa aktiviteti i moderuar dhe ju do ta kuptoni sepse nuk do jeni në gjendje të flisni gjatë stërvitjes. Ushtrimet energjike përfshijnë vrapin, ecjen me biçikletë shpejt etj.

Në fund të ditës, kohëzgjatja e stërvitjes suaj nuk është aq vendimtare për sa kohë që ju bëni sasinë totale të stërvitjes së rekomanduar.

Mbani mend të pushoni kur kuptoni se e keni tejkaluar veten dhe kuptoni se në disa ditë, nuk ka asnjë problem nëse bëni thjesht asgjë.

Burimi: Well & Good

Shpërndaje në: