”Sa më pak, aq më mirë” studimi zbulon sa herë në javë kryejnë marrëdhënie çiftet e lumtura

”Sa më pak, aq më mirë” studimi zbulon sa herë në javë kryejnë marrëdhënie çiftet e lumtura

Hulumtimet më të fundit, të publikuara në revistën shkencore “Psikologjia Sociale dhe Shkenca e Personalitetit” kanë treguar se çiftet më të lumtura nuk bëjnë dashuri aq shpesh, sigurisht jo çdo ditë, duke rënë në kundërshtim me besimin popullor se ”sa më shumë, aq më mirë”. Numri mesatar i marrëdhënieve seksuale të çifteve varet sigurisht nga mosha e tyre. Studiuesit zbuluan se çiftet e reja, 18-29 vjeç, bëjnë seks më shpesh me një mesatare prej 112 marrëdhëniesh në vit, që përkthehet në 2 herë në javë.  Kur çiftet shkojnë 30 vjeç, numri ulet në 86 marrëdhënie në vit ose 1.6 herë në javë, dhe pas të 40-ve mesatarja është vetëm 69 herë në vit.

Seksi është i rëndësishëm në lidhje, por të bësh seks një herë në javë është më reale dhe më e arritshme për njerëzit e zënë me punë”. “Ne ende jemi pre e mitit që duhet të bëjmë seks gjatë gjithë kohës, por trupat tonë nuk janë të ndërtuara në atë mënyrë dhe nëse bëjmë tërë kohës atëherë mund të ndodhë që t’ju mërzitet partneri”- totë Mary Andres, këshilltar i çiftit dhe profesor nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut.

Pavarësisht nga të gjitha faktet, është e rëndësishme të kihet parasysh se sasia “e përsosur” e seksit, e nevojshme për një marrëdhënie të lumtur dhe të mirë, thjesht nuk ekziston. Secili çift ka “normën” e vet, prandaj mos e krahasoni jetën tuaj seksuale me një numër të standardizuar për të kuptuar nëse jeni duke pasur seks të mjaftueshëm. Të vetmit njerëz që e dinë nëse jeni duke pasur marrëdhënie seksuale të mjaftueshme jeni ju dhe partneri juaj.

Shpërndaje në: