Sa miliarda humbje po i kushton koronavirusi turizmit botëror

Sa miliarda humbje po i kushton koronavirusi  turizmit botëror

Koronavirusi po i kushton turizmit botëror miliarda dollarë pasi turistët e shumtë kinezë nuk lejohen që të udhëtojnë jashtë vendit.

Hotelet, linjat ajrore, kazinotë dhe kroçerat janë bizneset që i vuajnë më shumë pasojat e virusit që deri tani ka marrë 106 jetë njerëzish në Kinë, me më shumë se 4500 persona të tjerë të infektuar.

Rreth 134 milionë kinezë udhëtuan jashtë vendit të tyre në vitin 2019, 4,5% më shumë sesa vitin paraardhës, sipas shifrave zyrtare.

Përpara përhapjes së virusit, Instituti Kinez i Turizmit parashikonte që vetëm për Vitin e Ri Kinez të udhëtonin jashtë vendit plot 7 milionë kinezë, ndërkohë që vitin e kaluar në të njëjtën periudhë turistët kinezë ishin 6,3 milionë.

 

Shpërndaje në: