Sa para shpenzuan partitë politike për tre muaj? Prin Lëvizja Vetëvendosje me mbi 1.5 milion euro, PDK…

Janë publikuar shpenzimet financiare të partive politike që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës, raporton Periskopi.
Në tre muajt e parë të këtij viti partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje sipas raportit të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve del se ka shpenzuar mbi 1.5 milion euro.
Subjekti i dytë bazuar në këtë raport, është partia më e madhe opozitare PDK me shpenzime totale në vlerë të 167 mijë e 193 euro.
Partia që drejtohet nga Lumir Abdixhiku në raportin që e ka dorëzuar në KQZ për këtë tre mujor të vitit del sa ka shpenzuar 155 mijë e 110 euro.
Aleacna për Ardhmërinë e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj për tre muajt e parë të këtij vti kanë shpenzuar 82 mijë e 225 euro.
Këto të dhëna janë publikuar nga KQZ.
“Me qëllim të zbatimit të Ligjit nr. 08/L-122 për Financim të Subjekteve Politike, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit (janar – mars 2024) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.Sipas këtij ligji, subjektet politike i dorëzojnë këto raporte në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) dhe të njëjtat publikohen në ueb faqen e KQZ-së dhe të subjekteve politike”, thuhet ndër të tjera.
Raportet tre mujore, që përfshijnë periudhën janar – mars 2024, janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së dhe mund t’i gjeni tek ky link: https://kqz-ks.org/raportet-financiare-tremujore/