Sa serioz është shqetësimi shëndetësor i Rrahman Jasharajt? Flet bashkëpunëtori i tij

Sa serioz është shqetësimi shëndetësor i Rrahman Jasharajt? Flet bashkëpunëtori i tij

Pas raportimeve se gjendja shëndetësore e Rrahman Jasharajt është përkeqësuar, bashkëpunëtori i tij, Ymer Ymeri nga SBASHK’u, ka thënë se megjithatë nuk është diçka serioze, mirëpo se Jasharaj është ftohur.

“Nuk është diçka serioze, por ka pasur një ftohje për shkak të angazhimeve të tij dyditore, sa ka qenë drejtoresha evropiane e sindikatave të arsimit, dhe, sipas të gjitha gjasave, edhe kështu ka qenë në një tretman, me terapi, por është duke u përmirësu”, ka thënë Ymeri në T7.

Kryesindikalisti Jasharaj nuk ishte prezent sot në mbledhjen e Komisionit për Arsim, e sipas Ymerit, ky ishte vendim i vetë kryesisë së SBASHK’ut.

“Meqenëse z. Jasharaj është kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, komisioni ishte për Arsim, dhe ishin ftuar vetëm për cështje të SBASHK-ut, për të mos u keqkuptuar, ne vendosëm që të shkojë nënkryetarja e SBASHK-ut, bashkë me dy anëtarë të këshillit grevist dhe unë si koordinator në SBASHK”, tha Ymeri.

Shpërndaje në: