Sadio Mane bëhet njëri prej futbollistëve më të paguar në botë

Sadio Mane bëhet njëri prej futbollistëve më të paguar në botë

Sadio Mane është bërë njëri nga futbollistët më të paguar në botë pas transferimit te Bayern Munichi.

Në javën e kaluar, sulmuesi senegalez kompletoi transferimin e tij nga Liverpooli te kampionët e Gjermanisë.

“Bild” ka publikuar sot shifrat e pagës së Manes te “Bavarezët”.

Sipas gazetës gjermane, 30-vjeçari do të përfitojë 19 milionë e 800 mijë euro në sezon.

Kjo i bie se ish-sulmuesi i Liverpoolit do të ketë pagë mujore prej 1 milion e 650 mijë eurove.

Ndryshe, Sadio Mane me Bayernin ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

Shpërndaje në: