Sadri Ramabaja tregon se si do të veprojë pas ftesës nga Prokuroria Speciale

Sadri Ramabaja tregon se si do të veprojë pas ftesës nga Prokuroria Speciale

Anëtari i Vetëvendosjes dhe njëherit kandidati për deputet, Sadri Ramabaja ka folur për ftesën ndaj tij nga Prokuroria Speciale.

Ramabaja ka thënë se kjo ftesë nga prokurori po vjen shkak se “zotërinjtë” kanë urdhëruar kështu.

Ai më tej ka thënë se do të shkojë me datën 9 tetor në Prokurori.

Sipas tij në qoftë se ata nuk tërheqin thirrjen, atëherë ai do t’i marrë ata në pyetje.

“Do të pres 9 tetorin, dhe do të shkojë në Prokurori. Në rast se Prokuroria nuk e tërheq thirrjen, do të shkoj dhe do t’i marrë unë në pyetje ata.

I kanë urdhëruar zotërinjtë, duan të shkaktojnë kaos, ta shkatërrojnë procesin e ndërtimit të Republikës”, ka thënë Ramabaja për Gazeta Blic.

Ndërsa në thirrjen e Prokurorisë Speciale thuhet se Ramabaja dyshohet për vrasje të zyrtarëve të lartë të Republikës si Kosovës si dhe veprën penale të terrorizmit dhe veprën tjetër kundër rendit kushtetues si dhe sigurisë.

Ftesën nga Prokuroria Speciale e ka bërë të ditur vet Ramabaja përmes rrjetit të tij social Facebook.

 

Shpërndaje në: