Safet Gërxhaliu është ‘solidarizuar’ me Odën Ekonomike të Serbisë pa pyetur askënd
Pas publikimit të letrës se Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu dhe Odës Ekonomike të Serbisë drejtuar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian dhe ambasadorëve të vendeve të Quintit në Kosovë dhe Serbi, dënuar incidentet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kërkuar ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare, ka reaguar nënkryetari i OEK-ut Arif Elshani duke e quajtur ketë letër si veprim personal të Gerxhaliu dhe të kontrabanduar në mënyrë të fshehtë, transmeton kp.
Ai përmes një letre dërguar mediave thotë se ky veprim i Safet Gërxhaliut nuk përfaqëson qëndrimin e OEK-ës duke marrë parasysh se Oda Ekonomike e Kosovës ka menaxhmentin e vetë, Këshillin Drejtues dhe Kuvendin dhe Gërxhaliu do të duhej të marri miratimin para se të bëjë një veprim të tillë.
Elshani deklaron se Gërxhaliu në asnjë moment nuk është konsultuar me askënd për një veprim të tillë dhe ka kërkuar nga organet e Odës që të distancohen nga deklaratat e tilla dhe të thirret në përgjegjësi z. Gërxhaliu.



