Salah apo De Bruyne, kush e fiton çmimin ‘Lojtari i Vitit’? (Foto)

Salah apo De Bruyne, kush e fiton çmimin ‘Lojtari i Vitit’? (Foto)

Mohamed Salah dhe Kevin De Bruyne janë dy kandidatët më serioz për ta fituar çmimin e ‘Lojtarit të Vitit’ në Premier League

Sky Sports Neës ka publikuar rezultatet e një sondazhi ku kanë votuar 111.995 persona, ku 77% prej tyre mendojnë se ky çmimi duhet t’i takojë yllit të Liverpoolit, tranmeton Periskopi.

Salah erdhi vitin e kaluar nga Roma dhe qysh në sezonin e parë po shkëlqen me gola dhe paraqitje të mira për skuadrën e Jurgen Kloppit.

De Bruyne gjithashtu ishte vendimtar për Manchester Cityn, të cilët pritën që ta fitojnë trofeun e Premier League këtë edicion, por vetëm 23% menduan se ai duhet të ta fitojë çmimin e më të mirit.

Egjiptiani ka befasuar të gjithë duke arritur shifrën e 28 golave në Premier League dhe është në rrugë të mirë që ta fitojë edhe ‘Këpucën e Artë’. /Periskopi/

Shpërndaje në: