Salah ende i lënduar nga finalja e Ligës së Kampionëve: Liverpooli e meritonte të fitonte

Salah ende i lënduar nga finalja e Ligës së Kampionëve: Liverpooli e meritonte të fitonte

Sulmuesi i Liverpool- it, Mohamed Salah pati një tjetër sezon fantastik, egjiptianin shënoi 31 gola në katër gara dhe ndihmoi Liverpool-in të fitonte Kupat e FA dhe Carabao.

Reds përfunduan gjithashtu si nënkampione në Ligën e Kampionëve , si dhe përfunduan të dytat në Premier League pas Manchester City, shkruan Periskopi.

Por Salah , në një intervistë për “France Football”, ndau mendimin e tij se Liverpool meritonte më shumë në finalen e Parisit dhe se skuadra e Jurgen Klopp meritonte të kurorëzohej kampion i Evropës.

“Ne e merituam të fitonim, kishim më shumë shanse. Unë pata dy ose tre raste të pastra, por Thibaut Courtois bëri pritje të jashtëzakonshme. Është puna e tij, kjo është ajo për të cilën Real Madridi e nënshkroi atë. Ishte nata e tij,” tha ai.

Salah diskutoi gjithashtu qasjen e tij ndaj futbollit, duke përmendur meditimin si një mjet kyç për ta ndihmuar atë të qëndrojë i fokusuar.

“Përpiqem të meditoj çdo ditë, 10 ose 20 minuta, në shtëpi, vetëm”, tha Salah , i cili e ka kthyer shtëpinë e tij në një qendër shëndetësore.

“Është e vërtetë duhet të them se shtëpia ime duket si spital, gruaja ime nuk e pëlqen.

“Dy dhoma në shtëpinë tonë janë të dedikuara për aparate të ndryshme fitnesi, në shtëpi mund të bëj edhe krioterapi, ka një dhomë hiperbarike, vazhdimisht kërkoj të përmirësoj gjendjen time fizike.

“Gruaja ime thotë se kaloj më shumë kohë me makineritë e mia sesa me të.

“Nëse stërvitja është caktuar në orën 15.00, unë arrij dy ose tre orë më herët dhe largohem një orë e gjysmë më vonë”, tha Salah.

Shpërndaje në: