Salah: Serie A më ndihmoi shumë  – kur isha te Chelsea duhej të ndryshoja stilin e lojës

Salah: Serie A më ndihmoi shumë  – kur isha te Chelsea duhej të ndryshoja stilin e lojës

Mohamed Salah ka dhënë shumë komente për karrierën e tij të deritashme.

Egjiptiani ishte larg vendit të parë në garën për Topin e Artë, por gjithsesi vazhdon të bëjë një sezon të jashtëzakonshëm me Liverpool.

Për karrierën e Mo Salah, një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe kampionati italian, Serie A.

“Ardhja për të luajtur në Serie A më ndihmoi shumë. Unë kam kujtime të shkëlqyera si në Romë ashtu edhe në Florence”, ka thënë Salah, transmeton Periskopi.

Në anën tjetër, Chelsea është një nga skuadrat ku Salah ka kaluar kohët më të vështira. Për këtë ka një aryse.

“Kur isha te Chelsea, unë duhej të ndryshoja stilin e lojës dhe kulturën. Unë ndihesha sikur duhej të ndryshoja mënyrën e lojës”, shtoi egjiptianit.

Salah bëri një kthesë të madhe në karrierën e tij nga momenti kur u transferua te Liverpool. /Periskopi/

Shpërndaje në: