Salah u kërkon falje fansave të Egjiptit: Shihemi më 2022
Mohamed Salah ka kërkuar falje që Egjipti tashmë ka marrë udhën për në shtëpi. Nuk mundi ta vazhdojë tutje sfidën e Botërorit pas humbjes nga Arabia Saudite.
Për këtë, ylli egjitpian Mohamed Salah, ka kërkuar falje.
Ai u ka kërkuar falje të gjithë fansave të ekipit të Egjiptit, duke thënë se ‘do të shihemi në vitin 2022’, shkruan dailymail, transmeton Periskopi.
“Duam t’u kërkojmë falje të gjithë fansave të Egjiptit në mbarë botën, të cilët na mbështetën dhe erdhën për të parë ndeshjet që zhvilluar. E di që është shumë e vështirë për ta ashtu si edhe për ne. Vetëm dua të them se ne erdhëm në Kupën e Botës, u kthyem pas 28 vjetësh, disa lojtarë këtu nuk e kanë pasur fare përvojën në këtë drejtim, por falë të gjithë atyre, ne do të jemi në Botëror sërish më 2022”, ka thënë Salah./Periskopi/



