Sali Berisha i shpall luftë Lulzim Bashës: Sot nis beteja jonë ndaj pazareve të turpshme

Sali Berisha i shpall luftë Lulzim Bashës: Sot nis beteja jonë ndaj pazareve të turpshme

Ish-kryeministri Berisha është futur i vetëm me makinë në oborrin e Kuvendit, ku është pritur te dera e automjetit nga Edi Paloka, Flamur Noka dhe Tritan Shehi. Ky është një mesazh i fortë ndaj Lulzim Bashës për vendimin e mbrëmshëm, përmes të cilit ai e përjashtoi nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Berisha tha për mediat se Rama dhe Basha kanë një marrëveshje okulte me njëri-tjetrin dhe se ai tashmë do të punojë për të rikthyer legjitimitetin e PD-së.

”Mund të blesh Lulzim Bashën por kurrë Sali Berishën”- ka qenë mesazhi kryesor ndaj Bashës dhe Ramës.

“Sot nis beteja jonë, sot nis beteja jonë për shpëtimin e Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë nga pazaret e turpshme të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. PD do të dalë nga kjo betejë më e fortë dhe më e sigurtë në fitore, rroftë PD rroftë Shqipëria.” u shpreh Berisha teksa u fut në Kuvend.

Shpërndaje në: