Sali Berisha justifikon dhunën: E pranoj, u thyen xhamat dhe u shkul porta

Sali Berisha justifikon dhunën: E pranoj, u thyen xhamat dhe u shkul porta

Jashtë selisë së PD, ku u rikthye një ditë pas protestës, ish-kryeministri Sali Berisha pranoi se mbështetësit e tij thyen xhamat dhe shqyen dyert e godinës, por sipas tij, këto veprime erdhën si kundërpërgjigje ndaj mbështetësve të Bashës.

Berisha nuk pranoi që mbështetësit e tij të kenë ushtruar dhunë dje në protestë, ndërsa shtoi se nëse ata do të kishin hyrë në seli, nuk do t’i kishin prekur demokratët që ndodheshin brenda.

I pyetur nga gazetarët për thirrjen që Rama iu bëri sot demokratëve, që të distancohen nga Berisha dhe Basha dhe të shpëtojnë partinë, Berisha theksoi se cinizmi i kryeministrit është ekstrem dhe shpirti i tij është i zi, si i Spiro Kolekës.

“Ne jemi revolucion paqësor. Nëse ata marrin tavolina dhe ua hedhin njerëzve kokës, kjo është e paimagjinueshme. Ju patë vrasës të dënuar, se si sulmonin si bisha të tërbuara demonstruesit. Dje në protestë ishin njerëzit më paqësorë që mund të keni parë. Qëllimi ishte hapja e dyerve, ne nuk thamë se nuk do i hapim dyert. Ne thamë do i hapim dyert, se është shtëpia jonë”, tha Berisha.

Thirrja e Ramës për demokratët…
Edi Rama me Lulzim çashën janë dy armiqtë më të egër të demokratëve. Cinizmi i tij është ekstrem, shpirti i tij i zi është i njëjtë me Spiro Kolekën. Edi Rama futi për pengun e tij banda, vrasës në seli. Asnjëri prej tyre nuk është arrestuar, është arrestuar vetëm një kushëri i Edi Ramës, i cili ka probleme pronësie me Ramën, por e kanë arrestuar sikur gjoja ishte në seli.

Keni një mesazh për 4 nënkryetarët e PD?
Ata nuk janë më nënkryetarë, por janë deputetë. Ju garantoj se sa më afër t’i vijnë Lulzim Bashës, aq më larg demokratëve do të jenë.

Gurë e varre ndaj godinës…
Kush e nisi sulmin? Kush e hodhi gazin i pari? neve ena kapi gazi këtu, e hodhën ata. Nuk e hodhi policia gazin e parë, e hodhi Lul Basha mbi A ka ndonjë të gërvishtur nga pala kundërshtare? Asnjë! Kjo është protesta. Sa i përket anëtarit, e dëgjova në media. Ai nuk u keqtrajtua, natyrisht u thanë fjalë që edhe mund të mos i thuheshin, por nuk pati asnjë lloj dhune as ndaj tij, as ndaj policisë. Po të jetë për dhunë dhe terror, ishte në anën tjetër. E pranoj, u thyen xhamat, u shkul porta e blinduar, që nuk mund të ketë kurrë vend në një seli partie, përveç në zyrat më sekrete të policive sekrete.

Çfarë do të ndodhte, nëse protestuesit do të hynin brenda?
Asgjë nuk do të ndodhte. Vetë Bejko e tha se këta janë miq familjarë. Ai tha vetë që ata janë njerëz, me të cilët ka ngrënë në shtëpi. Ata që ishin sipër as do të cenoheshin, as do të prekeshin, nuk kishim punë ne me ta, kishim njoftuar.

Rama ju bëri thirrje demokratëve…
Rama ka futur në xhep bravën dhe mendon se ka arritur t’i caktojë PD-së kryetarin me policë.

A do krijoni grup tjetër parlamentar?
Ai nuk ka asnjë fuqi, është i shkarkuar nga të gjitha funksionet që ka. Nuk ekziston si vendimmarrës.

Shpërndaje në: