Sali Berisha kërcënon rëndë Edi Ramën: Të pret fataliteti…

Sali Berisha kërcënon rëndë Edi Ramën: Të pret fataliteti…

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kreut të qeverisë Rama që të pranojë znjë zgjidhje politike për tejlamimin e krizës, përndryshe sipas tij do të ketë vetëm zgjidhje fatale.

Nga çadra e opozitës, Berisha tha se Rama nuk iu përpmbajt propozimeve që bëri para negociatoëve të huaj një ditë më parë në takimin me Bashën.

“Ta ketë të qartë se do ta shembim perandorinë e drogës, laku në fyt po të ngushtohet, mashtrues i vërtetë, – tha Berisha, duke iu referuar kryeministrit. – Tre ditë më parë, tha se do pranonte atë që thotë PPE, por dje i tha Bashës, as që i njoh fare ato propizime. I bëj thirrje, mos i qëndro larg zgjidhjes politike, sepse do të kesh vetëm zgjidhje fatale. Zgjidhja politike, do jetë si një mëshirë për ty, kriminel, që e bëre Shqipërinë në narko-republikë. Nëse edhe kjo kalohet, pastaj të pret fataliteti”.

Më pas, Berisha I bëri thirrje qytetarëve të Kavajës që në datën 7 maj të refuzojnë të dalin në votime në mbështetje të narko-republikës.

“Data 7 maj, është një ditë historike në demokracinë shqiptare pas 27 vitesh. Kavaja sërish bëhet kryeqyteti i demokracisë. Me 7 maj, Kavaja firmos fitoren e saj, fitoren e mbarë shqiptarëve. Thirrja ime pë qytetarët e Kavajës është që ta shndërrojnë 7 majin në ditën e revolucionit, paqësisht dhe me dinjitet të refuzojnë këtë farsë, ku Rama ka vetëm një qëllim të konsolidojë narko-republikën dhe narko-policinë”.

Shpërndaje në: