Sali Berisha: Mbledhja e qeverive thelloi përçarjen mes Kosovës dhe Shqipërisë

Sali Berisha: Mbledhja e qeverive thelloi përçarjen mes Kosovës dhe Shqipërisë

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha ka reaguar pas mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, ku u nënshkruan 15 marrëveshje.

Sipas Berishës, “mbledhja e sotme në Elbasan e qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës duhet të shënonte një ngjarje të rëndësishme bashkëpunimi midis dy vendeve”.

“Në të vërtet, ky takim thellon edhe më shumë hendekun dhe përçarjen midis dy qeverive të të njëjtit komb. Kjo sepse në Elbasan, përballë qeverisë së Kosovës ulet qeveria Zografit bis apo e Ballkanit të hapur apo vasalitetit ndaj Beogradit, përfaqësuesi i aleancës trilaterale Beograd-Shkup-Tiranë, “de facto” aleancës së rrethimit të Kosovës nga klika armiqësore serbo-shqiptaro-maqedonase. Me këtë rast, dënoj me ashpërsinë më të madhe lojën e rrezikshme të Serbomadhit Vuçiç, i cili sapo bisedoi me Carin e Kremlinit për veriun e Kosovës dhe vasalve të tij, Zografi Bis dhe Zaev që po bëjnë me rajonin tonë, duke nxitur me nismën e tyre nacionalizmat e sëmura dhe konfliktualitetin ne rajon”, lexohet në postimin e Berishës.

Shpërndaje në: