Salih Mustafa merr fjalën në seancë: Sapo fillon të flasë shkëputet lidhja live  

Salih Mustafa merr fjalën në seancë: Sapo fillon të flasë shkëputet lidhja live  

Salih Mustafa – Cali, e ka marrë fjalën gjatë procesit gjyqësor ndaj tij (në seancën e sotme), duke iu drejtuar Gjykatës për disa probleme që ka përjtuar gjatë 12 muajve të paraburgimit. Por në momentin kur Cali filloi të flasë, kishte probleme në transmetimin e seancës.

“E nderuara zonja gjykatëse, që në fillim po iu them se as dëshira ime e as qëllimi im nuk është të mos ju respektoj ju dhe panelin e kësaj gjykate por as zonjën avokate që është ulur atje përballë. Nuk është as në bindjen time e as në kulturën time.  Kohët e fundit më është shkaktuar një stres dhe ky stress po vjen si pasojë e disa faktorëve të ndryshëm dhe tani po ua them se cili është problemi. Pas 12 muajve në paraburgim…”, thotë ai, e më pas ndërpritet transmetimi live.

Shpërndaje në: