Salih Mustafa nesër del para gjykatës, një ditë kohë për të pranuar fajësinë ose jo

Salih Mustafa nesër del para gjykatës, një ditë kohë për të pranuar fajësinë ose jo

Ish-Komandanti i UÇK’së, Salih Mustafa ka kohë deri nesër që para gjykatësit të procedurës paraprake  të pranojë fajësinë ose jo lidhur me akuzat e Prokurorisë Speciale për krime lufte. Seannca dëgjimore për rastin e tij do të mbahet nesër në ora 15:00.

Mustafa ka refuzuar të deklarohet në paraqitjen e tij publike para gjykatës më 28 shtator të këtij viti si dhe në paraqitjen tjetër më 5 tetor.

Sipas rregullave të procedurës së gjykatës ai ka afat 30 ditë nga paraqitja e tij e parë para gjykatës të pranojë fajësinë ose jo.

Afati i fundit përfundon nesër.

Prokurori i Specializuar njoftoi se do të ketë të pakten 16 dëshmitarë në rastin kundër Mustafës si dhe evidencë të shkruar dhe fotografi.

Aktakuza e konfirmuar kundër Salih Mustafës thotë se ai është përgjegjës për disa krime, si tortura dhe keqtrajtim ndaj të paktën gjashtë personave në periudhën nga 1 prilli 1999 deri më 19 prill 1999 në fshatin Zllash ku operonte një qendër burgimi.

Mustafa i njohur si Cali ishte arrestuar dhe ekstraduar në Hagë më 24 shtator me urdhër të gjykatës pasi aktakuza ishte konfirmuar.

Shpërndaje në: