Salih Zyba dështoi edhe në fshatin e tij, në Bukosh: S’doli i pari

Salih Zyba dështoi edhe në fshatin e tij, në Bukosh: S’doli i pari

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat pas numërimit të 100% të votave në Suharekë.

Sipas këtij rezultati, Bali Muharremaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar me 52,28% të votave apo 13 mijë e 837 vota, ndërkaq pas tij vije Ardian Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me 29,51% të votave apo 7 mijë e 810 vota.

Sipas këtij rezultati, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me kandidatin Bali Muharremaj ka fituar Suharekën në raund të parë, pa balotazh.

Por, si u votuan kandidatët për kryetar të Suharekës, në vendlindjen e Salih Zybës, në fshatin Bukosh?

Sipas rezultateve të të dy qendrave të votimit në Bukosh, Bali Muharremaj i AAK-së ka arritur të fitoj në këtë fshat me 215 vota, Ardian Shala i LDK-së ka marrë 159 vota, Salih Zyba i LVV-së 163 vota dhe Murtez Zekolli i PDK-së 44 vota.

Shpërndaje në: