Salih Zybës së VV-së i shkojnë disa bagerë t’ia shtrojnë rrugën drejt shtëpisë – ky e njofton policinë

Salih Zybës së VV-së i shkojnë disa bagerë t’ia shtrojnë rrugën drejt shtëpisë – ky e njofton policinë

Deputeti i VV-së, Sali Zyba, ka treguar se dikush i ka shkuar me bagerë për t’ia shtuar rrugën që çon drejt shtëpisë së tij, po ai bën të ditur se ka njoftuar policinë.

“Sot në orët e paradites kam pranuar telefonata të ndryshme, edhe nga media, për fillimin e punimeve në ndërtimin e rrugicës që ka qasje prona dhe shtëpia e familjes sonë në Bukosh të Therandës”, shkruan Zyba.

“Në mungesë të informatave dhe në befasi të pyetjeve, kam kërkuar informata nga punëkryesi, mirëpo as ai nuk prezentoi ndonjë dokument, pas kësaj isha i detyruar të njoftoj Policinë e Kosovës, të cilët u përgjigjen në rast”, shtoi ai.

Tutje ai kërkon falje nga bashkëbanorët për, siç thotë ai, të shpërfillen procedurat dhe ligjet në emër të autoritetit dhe pozitës.

“Duke shprehur keqardhjen për të gjithë të afërmit që janë banorë dhe shfrytëzuesit e kësaj rrugice, është e papranueshme që në emër të “autoritetit dhe pozitës” të shpërfillen procedurat dhe ligjet nga organet kompetente.”, shton ai.

Shpërndaje në: