Salihu: Luftën që në fillim të shekullit e filluan Shota e Azemi, Xheva e Fehmiu e mbaruan në fund

Salihu: Luftën që në fillim të shekullit e filluan Shota e Azemi, Xheva e Fehmiu e mbaruan në fund

Fitim Salihu ka shkruar për heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 24 vjetorin e rënies së tyre.

Ai teksa rikthen në kujtesë disa veprime e deklarata të tyre nga lufta, shkruan se luftën që e filluan Shotë e Azem Galica, e mbaruan çifti Lladrovci.

 

Ja postimi i plotë;

Më 22 shtator 1998, vritet në vijën e frontit Fehmi Lladrovci, komandant brigade dhe ish i burgosur politik. Për të mos përhapur panik, Xhevë Lladrovci, gruaja e tij, nuk u tha ushtarëve për rënien e Fehmiut dhe e mori komandën. Edhe vetë Xheva do të vritej pak orë më pas.

Në një intervistë për BBC-në, për sa kohë flet për lirinë e Kosovës, Fehmiu është tejet serioz. Vetëm në një çast buzëqesh – kur e pyesin nëse është i gatshëm të vdes për liri. I buzëqeshur, ai përgjigjet: “Gjithqysh! Edhe me dëshirën më të madhe. Ai do të ishte fati im më i madh i jetës”.

Disa luftëtarë të UÇK-së po sillnin në mars 1998 armë nga Shqipëria me çanta 40-kilëshe. Të drobitur, afër kufirit vendosin t’i shkarkojnë ato përgjysmë. Xhevë Lladrovci ngrihet dhe u thotë burrave bashkëluftëtarë: “Bëni ç’të doni; unë s’kam ndërmend ta heq as edhe një plumb nga çanta.”

Fehmi e Xhevë Lladrovci kaluan një jetë jo vetëm si burrë e grua, por edhe si shok e shoqe të aktivitetit ilegal-patriotik dhe në fund si bashkëluftëtarë të UÇK-së.

Luftën që në fillim të shekullit e filluan Shota e Azemi, Xheva e Fehmiu e mbaruan në fund të shekullit.

Lavdi!

Shpërndaje në: