Salihu për protestën e aktivistëve të VV’së: E mbrojnë Rakiqin si mik i Vuçiqit, protestojnë Hamzën si mik i Thaçit

Salihu për protestën e aktivistëve të VV’së: E mbrojnë Rakiqin si mik i Vuçiqit, protestojnë Hamzën si mik i Thaçit

Analisti politik, Fitim Salihu ka komentuar protestën e sotme të aktivistëve të VV-së kundër kandidatit të PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se aktivistët e kësaj partie po e mbrojnë Goran Rakiqin si mik të Vuçiqit, teksa po protestojnë kundër Hamzës si mik i Thaçit

“E mbrojnë Goran Rakiqin si mik i Vuçiqit, i protestojnë Bedri Hamzës si mik i Thaçit. Rrëshqitja frojdiane brina s’ka. Kështu shfaqet. Khuuu, sa poshtë keni ra”, ka shkruar Salihu.

Ndryshe, sot në Mitrovicë aktivistë të VV-së protestuan kundër Bedri Hamzës duke e quajtur atë njeri të Hashim Thaçit.

Shpërndaje në: