Sallagrazhdi bëhet salladrogë: Policia shkon në fshatin e Suharekës dhe gjen sasi të pabesueshme droge

Sallagrazhdi bëhet salladrogë: Policia shkon në fshatin e Suharekës dhe gjen sasi të pabesueshme droge

Gjatë vikendit, policia jonë shkoi në komunën e Suharekës, më saktë në fshatin e ashtuquajtur Sallagrazhd ku gjendën salla ku gjetën një sasi të pabesueshme të marihuanës.

Sallagrazhdi nuk kishte grazhde për kafshët, por bari të një cilësie që nuk dihet aktualisht.

Policia ka konfiskuar në këtë fshat 10 kilogramë e 400 gramë substancë narkotike marihuanë, një peshore elektrike, tre rolle plastike dhe një arat elektronik që shërben për vakumimin e qeseve plastike, përcjell Periskopi.

I dyshuari për rastin ndodhet në arrati.

Statusi i plotë:

POSEDIM I NARKOTIKËVE

Fsh. Sallagrazh, Suharekë, 23.10.2021 – 20:00. Njësitet policore kanë bastisur shtëpia dhe lokalet përcjellëse të dyshuarit mashkull kosovar (i cili gjendet në arrati), ku kanë gjetur dhe konfiskuar tre thasë me substancë të dyshuar narkotike, të llojit marihuanë, me peshe 10 kg e 400 gram, një peshore elektrike, tre rolle plastike që shërbejnë për paketim të substancave narkotike dhe një aparat elektronit që shërben për vakumimin e qeseve plastike. Rasti është duke u hetuar.

Shpërndaje në: