Sami Kurteshi e mohoi, por Policia thotë se ai shtyu një person në korridor se nuk kishte maskë

Sami Kurteshi e mohoi, por Policia thotë se ai shtyu një person në korridor se nuk kishte maskë

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje lidhur me sulmin fizik që u raportua se ka ndodhur dje në KQZ, e ku ishte i përfshirë anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosje, Sami Kurteshi.

Sipas Policisë, viktima ka deklaruar se, në korridor të objektit është shtyrë dhe larguar nga korridori për shkak se nuk e kishte maskën.

Sipas policisë lidhur me këtë rast janë intervistuar edhe dy dëshmitarë.

“Rr. Migjeni, Prishtinë 25.08.2021 – 12:20. Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se, në korridor të objektit është shtyrë dhe larguar nga korridori nga i dyshuari mashkull kosovar për shkak se viktima nuk e kishte maskën. Lidhur me rastin janë intervistuar dy dëshmitar rasti. Është njoftuar prokurori, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia.

Në anën tjetër, Sami Kurteshi dje për mediat ka mohuar sulmin.

Shpërndaje në: